Serie A, Atalanta fiton ndaj Monzës, por mbetet në vendin e gjashtë

Nga Dea Kozma
22 Prill 2024, 16:35 | Futboll

Serie A, Atalanta fiton ndaj Monzës, por mbetet në vendin e

Atalanta fitoi 2-1 me Monzën dhe mbetet në garë për një vend në Kupat e Europës sezonin tjetër.

Bergamaskët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren dhe dominuan pjesën më të madhe të lojës. Që në fillim Lokman kishte mundësinë e artë për të kalur në avantazh por sulmuesi gaboi në goditjen finale.

Megjithatë festa bergamaske nuk vonoi dhe De Ketelar zhbllokoi rezultatin po në pjesën e parë. Edhe në të dytën, Atalanta ishte skuadra që diktonte lojën ndërsa Ture dyfishoi shifrat në të 72. Nga ana tjetër vendasit shkurtuan diferencat me Daniele Maldinin por nuk kishte më kohë.

Ekipi i Gasperinit siguron 3 pikë me vlerë që e mbajnë në vendin e gjashtë ndërsa Monza pas kësaj disfate mbetet në vendin e 11 me 43 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos