
Atalanta u kthye te fitorja në Serie A duke mundur 2-1 Kaljerin në Bergamo. Një ndeshje e bukur dhe teper e luftuar bëri që të dyja skuadrat ta kërkonin me ngul fitoren.
Bergamaskët kaluan në avantazh në minutën e 11 me Xhanluka Skamaka. Kaq mjaftoi për pjesën e parë ndërsa në të dytën, miqtë u rikthyen në lojë me Xhanluka Gaetano që vendosi sërish barazpeshën.
Megjithatë kjo zgjati shumë pak pasi skamaka sërish,kompletoi dopietën e tij dhe i siguroi skuadrës tre pikë me vlerë.
Pas këtij suksesi, Atalanta shkon në vendin e 11 me 19 pikë ndërsa Kaljeri me 14 pikë në vendin e 15. Në takimet e tjera, Lazio fitoi minimalisht ndaj Parmës ndërsa Torino mundi 1-0 Kremonezen. (A2 Televizion)