
Vedat Muriqi ka shënuar sërish në La Liga. Sulmuesi i Kosovës realizoi me kokë në fitoren 3-1 ndaj Elches, në kuadër të javës së 16 të kampionatit spanjoll.
Vedat Muriqi po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Për Muriqin, ky ishte goli i tij i 9 në këtë edicion në La Liga, në 15 ndeshje të zhvilluara, shkruan A2.
Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e 17 pikëve dhe aktualisht mban vendin e 14-të në renditje.
Në mesjavë, Mallorca e Muriqit do të luajë në Kupën e Mbretit, ndaj Deportivo La Coruna në transfertë, para se të rikthehen në La Liga me duelin ndaj Valencias.
(A2 Televizion)