Tirana merr një pikë dhe bën protestën e pazakontë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2025, 22:45 | Futboll

Tirana merr një pikë dhe bën protestën e pazakontë

Teuta dhe Tirana barazuan 1-1 në Durrës, në një sfidë që pati një protestë të pazakontë nga ana e bardhebluve.

Kryeqytetasit shënuan me Ndong që në fillimin e ndeshjes, por u barazuan më pas nga një penallti e diskutueshme për Teutën. Për akordimin e këtij 11-metërshi, në shenjë proteste lojtarët e Tiranës vonuan kthimin në fushën e lojës për pjesën e dytë, shkruan A2.

Teuta shpërdoroi disa mundësi të mira në 45 minutat e dyta, madje goditi edhe shtyllën në minutat shtesë.

Ky barazim u shërben më shumë për moralin bardhebluve, pasi nuk ndryshon gjë për renditjen, ku Tirana mbetet e "gozhduar" në vendin e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos