Shkodran Mustafi përfundon karrierën si futbollist, merr detyrën e rëndësishme si trajner

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 15:25 | Futboll

Shkodran Mustafi përfundon karrierën si futbollist, merr detyrën

Fituesi i Botërorit të Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Duke filluar nga 1 korriku, ai do të bëhet ndihmës trajner i kombëtares U17 të Gjermanisë.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi të ditën e sotme se fituesi i Kupës së Botës 2014 do t'i bashkohet kombëtares gjermane U17 si asistent i Marc Meister më 1 korrik.

"Kam menduar për të fituar përvojën e trajnerit për një kohë të gjatë. Nga njëra anë është turp që po ndodh kaq shpejt, sepse do të kisha dashur të luaj më gjatë futboll", tha Mustafi.

"Nga ana tjetër, mezi pres me të vërtetë kohën në vazhdim dhe të hedh hapat e mi të parë si trajner me Federatën Gjermane të Futbollit. Dua t'ua përcjell djemve të gjithë përvojën që kam fituar gjatë kohës sime me U15, U21 dhe, sigurisht, kombëtarja”, përfundoi ai.

Mustafi bëri 20 paraqitje për kombëtaren gjermane nga maji 2014 deri në tetor 2017, duke shënuar dy gola. Në nivel klubesh, 32-vjeçari luajti për Everton, Sampdoria, Valencia, Arsenal, Schalke 04 dhe Levante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos