Argjentina nuk është ende në 100% sa i përket gjendjes fizike dhe mekanizmave të lojës dhe kjo u pa qartë në debutimin e saj kundër Kanadasë.
Kupa e Amerikës nisi me një fitore 2-0 të kampionëve të Botës ndaj Kanadasë, por në pjesën e parë amerikano-veriorët rezistuan duke shfaqur ritëm dhe guxim.
Golat e fitores për Argjentinën u shënuan nga Julian Alvarez (48') dhe Lautaro Martinez (87').
Nesër, në orën 02:00 të mëngjesit, luhet ndeshja tjetër e grupit A, ajo mes Kilit dhe Perusë. (A2 Televizion)