All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shorti i Botërorit 2026, Shqipëria kundër Serbisë dhe Anglisë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 12:40 | Futboll
All - Paragraf - 1

Shorti i Botërorit 2026, Shqipëria kundër Serbisë dhe

Shorti i eliminatoreve të Kampionatit Botëror të futbollit e ka vendosur Shqipërinë në një grup tejet të vështirë së bashku me Anglinë, e cila është koka e grupit dhe Serbinë.

All - Paragraf - 3

Kuqezinjtë janë renditur në grupin K me 5 ekipe, Angli, Serbi, Letoni dhe Andorra.

Anglia është një nga skuadrat më të vështira për kuqezinjtë, sidomos në fazën eliminatore aty ku rrallë herë lë pikë, ndërsa me Serbinë jemi ndeshur në eliminatoret e Europianit të vitit 2016, në atë përballje të Beogradit, e cila u përfshi nga trazira të shumta dhe takimi u ndërpre dhe Shqipëria e fitoi në tavolinë 0-3.

Dy ekipet e tjera në grup, Letonia dhe Andorra, të paktën në letër janë lehtësisht të kalueshme.

All - Paragraf - 6

Cfarë ndodhi më 14 tetor 2014 në Beograd?

Më 14 tetor 2014, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, pjesë e kualifikueseve të Euro 2016, u ndërpre në orën 21:27, pas futjes në fushë të tifozëve serbë, të cilët u përleshën me lojtarët e kombëtares sonë.

Një turp i paralajmëruar për Serbinë ky, pasi UEFA nuk kishte lejuar pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë në ndeshje për arsye sigurie. Pasi vërshëllyen himnin tonë kombëtar dhe bërtitën thuajse gjatë gjithë kohës “Vritini shqiptarët”, tifozët serbë bënë që takimi të ndërpritej në mes.

All - Paragraf - 9

Në minutën e 42-të, një dron me flamurin shqiptar dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit u shfaq mbi stadium. Pasi një lojtar serb e mori flamurin, lojtarët e Shqipërisë iu afruan për t’ia marrë nga dora. Tensioni mes futbollistëve në fushë degjeneroi në një sherr masiv, pasi - pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të sigurisë - tifozë serbë u futën në fushë duke goditur lojtarët tanë.

Lojtarët shqiptarë nuk pranuan të dilnin më në fushë dhe u kthyen në Tiranë rreth orës 3 të mëngjesit, duke u pritur si heronj në Aeroportin e Rinasit.

Beteja kaloi nga fusha e lojës në burokracitë e UEFA-s. Kjo e fundit vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshja të fitohej 3-0 në tavolinë nga Serbia, meqë shqiptarët nuk pranuan të luanin. Por një vit më vonë, tri pikët iu akorduan Shqipërisë, pas vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Edhe përmes këtij rezultati në tavolinë, Shqipëria arriti të sigurojë kualifikimin historik për në Kampionatin Europian të vitit 2016, që zhvillohej në Francë.

All - Paragraf - 13

Autorësinë e fluturimit të dronit mbi stadiumin e Beogradit e mori Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

Sot, një dekadë më pas, pavarësisht tensioneve politike që lidhen kryesisht me Kosovën, Shqipëria dhe Serbia kanë aplikuar për të organizuar bashkë Europianin U-21, që do të zhvillohet në vitin 2027. UEFA nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare edhe pse kjo është kandidatura e vetme.

Vendimi ka ngjallur shumë reagime në Shqipëri dhe Kosovë, ku i kërkohet Federatës Shqiptare të Futbollit të tërhiqet nga kjo nismë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos