Dy dëmtime për dy minuta, fati i keq i ekipit italian në Champions League

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 17:33 | Futboll

Dy dëmtime për dy minuta, fati i keq i ekipit italian në

Alvaro Morata dhe Ruben Loftus-Cheek pritet të mungojnë për Milanin në ndeshjet e ardhshme pas dëmtimeve të pësuara gjatë fitores 2-1 ndaj Crvena Zvezdës në Champions League, të mërkurën mbrëma, por, sipas raportimeve të para, dëmtimi i mesfushorit anglez konsiderohet më i rëndë sesa ai i spanjollit.

Të dy lojtarët u detyruan të largoheshin nga loja në një hark kohor prej dy minutash, rreth gjysmë ore pas fillimit të ndeshjes në San Siro, dhe u zëvendësuan nga Tammy Abraham dhe Samuel Chukwueze për pjesën e mbetur të lojës.

Të enjten në mëngjes, ata iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Morata ka pësuar një dëmtim në muskujt aduktorë, ndërsa Loftus-Cheek ka pësuar një këputje të muskulit biceps femoral në pjesën e pasme të kofshës, shkruan A2.

Morata pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Milanit në Serinë A kundër Genoas dhe Veronas, por mund të rikthehet para fundit të vitit kalendarik, kur kuqezinjtë do të presin Romën më 29 dhjetor.

Nga ana tjetër, Loftus-Cheek do të mungojë për një periudhë më të gjatë dhe pritet të rivlerësohet pas rreth 10 ditësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos