Cristian Shpendi është rikthyer nga dëmtimi dhe menjëherë ka arritur të realizojë gol me skuadrën e Cesena-s në Serie B në Itali.
Sulmuesi shqiptar u grumbullua nga trajneri Bushi për ndeshjen e Shpresave ndaj Zvicrës, por nuk mundi të aktivizohej për shkak dëmtimi, shkruan A2.
Në takimin që Cesena kishte këtë të premte ndaj Modena-s, Shpendi ishte në formacion dhe shënoi golin e avantazhit për 2-1 në fundin e pjesës së parë nga pika e penalltisë. Ky ishte goli i tretë në katër ndeshje për sulmuesin e talentuar shqiptar në Serie B. (A2 Televizion)