Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Nga A2 CNN
25 Maj 2025, 13:35 | Futboll

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë,

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.

Kuqezinjtë nisin të martën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 24 lojtarët e ftuar, shkruan A2.

Nëntë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027.

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos