Zyrtare, Real Madrid konfirmon zëvendësuesin e Carlo Ancelotti

Nga A2 CNN
25 Maj 2025, 12:40 | Futboll

Zyrtare, Real Madrid konfirmon zëvendësuesin e Carlo Ancelotti

Xabi Alonso është zyrtarisht trajner i Real Madrid.

Klubi spanjoll, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se ish-trajneri i Bayer Leverkusen do të zërë vendin e Carlo Ancelotti, shkruan A2.

"Real Madrid njofton se Xabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028. Xabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madrid dhe të futbollit botëror. Ai e mbrojti fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare, midis viteve 2009 dhe 2014. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë Evropiane në Lisbonë, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga, dy tituj të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle. Xabi Alonso është gjithashtu një legjendë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin fitoi 1 Kupë Bote (2010) dhe 2 Kampionate Evropiane (2008 dhe 2012), në 113 ndeshje ndërkombëtare. Xabi Alonso e filloi karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit, duke drejtuar ekipin U14 A gjatë sezonit 2018-2019, ku fitoi Ligën dhe Turneun e Kampioneve. Tani ai kthehet te Real Madrid si një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi bëri histori te Bajer Leverkusen, ku fitoi Ligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë në tre sezone", lexohet në njoftimin e Real Madrid.

Xabi Alonso do të prezantohet të hënën, në orën 12:30.

Zyrtare, Real Madrid konfirmon zëvendësuesin e Carlo Ancelotti

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos