Një fitore, e para në gjashtë javë të kampionatit i mjaftoi Skënderbeut të pozicionohet në zonën play-off, mes skuadrave që në fund të sezonit të rregullt do të luajnë për titullin.
Korçarët fituan 3 me 1 përballë Teutës, duke i zhytur durrsakët në fundin e renditjes. Ahanonu, Liço dhe Rashica shënuan golat e triumfit të Skënderbeut.
Në ndeshjen tjetër që mbylli javën e 13 të Superiores, Vllaznia u frenua në barazim pa gola në shtëpi nga Laçi. Të dyja ekipet vijojnë serinë pa fitore dhe mbetën në zonën e ulët të klasifikimit. (A2 Televizion)