"Skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë", Duka mesazh lojtarëve pas ndeshjes me Poloninë

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 08:27 | Futboll

"Skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë përballë Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Varshavë, përfundoi me shifrat 2-1.

Pas këtij eliminimi ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së shkruan se sonte nuk është një natë për të ulur kokën, por për ta mbajtur atë lart, duke vlerësuar karakterin e lojtarëve dhe shpirtin që treguan në fushën e lojës, shkruan A2.

REAGIMI:

Sonte nuk është një natë për të ulur kokën. Përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër, me këta djem që në çdo minutë të lojës tregojnë shpirt, karakter dhe atë gjë që nuk mësohet. Gjakun shqiptar.

Po, kjo humbje dhemb. Dhemb sepse na ndërpret një ëndërr që e kemi ndërtuar prej vitesh dhe që sot dukej më pranë se kurrë. Por ajo që këta djem treguan në fushë është më shumë se një rezultat. Është një premtim. Është prova se kjo është, pa asnjë dyshim, skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë.

Faleminderit që na bëtë të besojmë. Faleminderit që na bëtë të ëndërrojmë. Sot, çuna, nuk ka humbje që e zbeh krenarinë që ndjej për ju. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos