“Gol fantastik! Më kujtoi veten”, Altin Rraklli komenton ndeshjen me Poloninë

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 21:59 | Futboll

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare Altin Rraklli ka komentuar Live në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN pjesën e parë të përballjes historike ndaj Polonisë, që përfundoi me shifrat 0-1 për Shqipërinë. Rraklli e konsideroi “fantastik” golin e Arbër Hoxhës, duke u shprehur se i kujtoi veten e tij me atë realizim. Ish-futbollisti tha megjithatë se kuqezinjve u mungon disi organizimi në mesfushë.

Ishte gol fantastik, më kujtoi veten time Hoxha me atë kërkim topi. E ndihmoi edhe gabimi i atij mbrojtësit, por e realizoi në mënyrë perfekte. Po shoh një skuadër të angazhuar goxha. Kemi probleme për të dalë pak nga mbrojtja. Në minutat e para Polonia na mbajti në trysni dhe kishim vështirësi të dilnim nga zona jonë. Me kalimin e kohës loja u rregullua, por prapë mungon disi organizimi, loja e mesfushës për të dalë në sulm. Fatmirësisht shënuam këtë gol dhe jemi më të qetë tani. Jam i sigurt që pjesën e dytë ata do të hapen dhe kundërsulmet duhet t’i shfrytëzojmë”, tha Raklli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos