Kombëtarja shqiptare u mund 1-2 në Varshavë nga Polonia dhe mbyll këtu rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026. Kuqezinjtë e nisën takimin në mënyrën më të mirë duke kaluar në avantazh me Arbër Hoxhën.
Pjesa e parë u mbyll në favorin tonë ndërsa në të dytën trajneri Jan Urban rifreskoi skuadrën duke përdorur të gjitha kartet e tij! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e portjertrit Strakosha, i dha mundesinë Levandovskit që të barazojë shifrat.
etëm pak më vonë, ylli tjetër i skuadrës polake, Zieliski përmbysi gjithcka dhe shpërtheu festën në stadiumin e Varsheves. Deri në fund kombëtarja shqiptare u mundua të reagojë por pa sukses duke mbyllur këtu ëndrrën e saj për në botëror.
(A2 Televizion)