
Sllovakia rikthen avantazhin ndaj Kosovës në minutën e 45-të! Haraslin shënoi golin e dytë për vendasit, duke mposhtur portierin Arijanet Muriqi .
Me këtë gol, Sllovakia shkon 2-1 në rezultatin e pjesës së parë, duke vënë presion mbi Kosovën që duhet të reagojë në pjesën e dytë për të kërkuar barazimin. Ndeshja mbetet e hapur dhe emocionuese për tifozët. (A2 Televizion)