Sot në mbrëmje do të luhet finalja për vendin e tretë dhe të katërt në futbollin shqiptar. Partizani- Dinamo do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Elbasan Arena” me takimin që nis në 19:00.
Një ndeshje që vlen vetëm për statistika pasi nuk ka asnjë vlerë për përcaktimin e fateve të të dyja skuadrave megjithatë si Partizani ashtu dhe Dinamo pritet të aktivizojë djemtë e rinj në skuadër apo lojtarët që nuk kanë marrë shumë hapësira.
''Çdo gjë që e bëjmë e bëjmë për të ardhmen. E tashmja mbaroj javën e kaluar, kështu që me qetësi do shikojmë çdo gjë me emra por edhe me pozicione. Nesër do kenë hapësirën e tyre, presioni nuk është te rezultati të shijojmë ndeshjen dhe të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Edhe ne të kemi një ide të qartë për secilin , qoftë edhe lojtarët e rinj për herë të parë duhet ti promovojmë. Ti japim mundësinë të shohim edhe sa mund të na ndihmojnë edhe pjesa tjetër që ska patur minutazhin e duhur e kanë shansin e tyre'', tha Skënder Gega.
Në gjysmëfinalet e Final 4, Dinamo u mund nga Vlllaznia ndërsa Partizani u mposht nga Egnatia. Pavarësisht kësaj, të dyja skuadrat do të luajnë edicionin e ardhshëm në Conference League pasi e mbyllën sezonin e rregullt mes 4 ekipeve më të mira në futbollin shqiptar. (A2 Televizion)