Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas, dy persona nën hetim pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 20:53 | Kronikë

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas, dy persona nën hetim pas

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të një fluturimi me itinerar Toronto–Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme, shkruan A2CNN. 

Pas kontrollit fizik të tyre, në prani të poseduesve, u sekuestruan rreth 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis sativa, të ndara në 89 pako.

Dy personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, ndërsa materialet dhe lënda e sekuestruar janë vënë në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos