Robert Provost u zgjodh të enjten si Papa i 267 në historinë e Kishës Katolike. Bëhet fjalë për Papën e parë me origjinë nga Amerika e Veriut.
Mediat italiane raportojnë se ashtu si paraardhësi tij, Papa Françesku, edhe Papa Leoni XIV ka pasion sportin.
Ati Giuseppe Pagano, i cili e njeh personalisht, ka zbuluar dhe ekipin që simpatizon Papa i ri, shkruan A2.
“Ai është një person me të cilin krijon menjëherë një marrëdhënie besimi. Papa Leoni XIV është kurioz, plot interesa, i pëlqen të ngasë makinën për orë të tëra dhe ndjek sporte të ndryshme me pasion. Ai është një tifoz i madh i Romës. Pas një ndeshjeje Roma-Fiorentina, ai më tha me shaka: ‘Fitorja e Romës është mrekullia e parë e Françeskut pas vdekjes së tij'”, deklaroi At Pagano për “Il Messaggero”. (A2 Televizion)