Chelsea dhe Betis do të jenë dy skuadrat të cilat do të luajnë finalen e Ligës së Konferencës.
Skuadra britanike, ashtu siç pritej, mposhti edhe në shtëpi suedezët e Djurgarden, ekip të cilin e kishte mundur edhe në transfertë në ndeshjen e parë, shkruan A2.
Ndërkohë, Betis dhe Fiorentina, pas rezultatit 2-1 në ndeshjen e parë për spanjollët, e mbyllën 2-1 për Fiorentinën, shkruan A2.
Antoni me një goditje dënimi perfekte i dha avantazhin spanjollëve, por dy gola të Gosens përmbysën gjithçka dhe bënë që kualifikimi të vendosej me shtesa.
Ezalzuli ishte ai që shënoi golin e barazimit 2-2 dhe njëkohësisht të kualifikimit për ekipin spanjoll. (A2 Televizion)