Ka startuar ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila luhet në stadiumin kombëtar Air Albania.
Stadiumi është i mbushur plotë me tifozë kuqezi, që kanë ardhur jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia.
Ndërkohë rikujtojmë se formacionet e të dy skuadrave janë si më poshtë:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.
SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic. (A2 Televizion)