Struga Trim & Lum është shpallur për të dytin vit radhazi kampione në futboll në Maqedoninë e Veriut për sezonin 2023/24.
Struga arriti të sigurojë kreun e renditjes pas fitores 0-2 që mori ndaj Shkëndijës në ndeshjen e 32-të dhe të parafundit të kampionatit
Ndonëse në transfertë, struganët arritën ta gjenin dy herë rrugën e rrjetës me Besart Ibraimin në 43’ dhe Marjan Radeskit në të 48-ën
Kjo ndeshje ishte edhe përcaktuese për skuadrën kampione, pasi ishte një përballje mes dy skuadrave të para në tabelë. (A2 Televizion)