Marrin fund 21 vite pritje, Como rikthehet në Seria A

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 22:50 | Futboll

Marrin fund 21 vite pritje, Como rikthehet në Seria A

Dita e fundit e Serisë B ka finalizuar promovimin e Comos në Serinë A.  Ekipi lombard do të rikthehet kështu në elitën e futbollit italian pas 21 vitesh, pasi i mjafton barazimi 1-1 në ndeshjen finale ndaj Cosenza.

Është një festë e madhe në Sinigallia ku gjatë gjithë pjesës së parë spektatorët ishin me zemrën e ngrirë edhe për shkak të lajmeve që vinin nga La Spezia.

Cosenza u mbrojt fort dhe gjeti avantazhin me Tutinon që ngriu blutë. Në pjesën e dytë Fabregas hodhi në fushë Verdin dhe Basellin. Në minutën e 73-të Cutrone u rrëzua në zonë dhe arbitri tregoi pikën e bardhë. Vedri nga njëmbëdhjetë metrat hodhi në krahun tjetër portierin për të shënuar golin e barazimit.

Spezia mundi 2-1 Venezia- n dhe mbijetoi, por venecianët dhe Cremonese që fitoi 3-0 kundër Cittadellas arrijnë në gjysmëfinale të playoff-it.

Në raundin e parë sfidat do të jenë Catanzaro-Brescia dhe Palermo-Sampdoria. Në fund të tabelës, Ascoli ka rënë në Serinë C, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Pizës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos