Superkupa e Italisë në stadiumin e Ronaldos, De Laurentiis: Nuk e çoi Napolin atje

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 19:29 | Futboll

Superkupa e Italisë në stadiumin e Ronaldos, De Laurentiis: Nuk e

Me një formulë si ajo e Spanjës, Italia do ta zhvillojë Superkupën e saj në Arabinë Saudite nga data 18 janar deri më datë 22 janar.

Gjysmëfinalet do të jenë Napoli-Fiorentina dhe Inter-Lazio. Në mbledhjen e Asamblesë së Ligës së Serie A, u vendos që ndeshjet do të zhvillohen në Ryad, stadiumin ku luan Al Nassr i Cristiano Ronaldos. Megjithatë, mbledhja nuk ka kaluar pa debat teksa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërcënoi se nëse terrenet stërvitore nuk janë në kushtet e duhura, atëherë do ta bojkotojë Superkupën e Italisë.

“Nëse fushat stërvitore në Arabi nuk janë në lartësinë e duhur, atëherë nuk kam për ta dërguar skuadrën atje”, ishin fjalët e De Laurentiis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos