
Prefekti i Qarkut Gjirokastër raporton se situata po shkon drejt normalizimit, me mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta, por
Disa rrugë vijojnë të mbeten të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave në qarkune Gjirokastrës, ndërkohë që prefektura raporton se situata po shkon drejt normalizimit, me mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.
Kështu në bashkinë Gjirokastër, rruga e Qafës së Çajupit mbetet e bllokuar dhe puna për hapjen e saj do të vijojë edhe sot.
Në bashkinë Libohovë, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë (Njësia Zagori) janë ende të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave.
Në bashkinë Memaliaj, një rrugë e brendshme në fshatin Memaliaj izoloi 5 banesa, ndërsa në Tosk-Martalloz dhe Levan raportohen rrëshqitje që rrezikojnë banesa.
Në bashkinë Këlcyrë, rruga e fshatit Luar (Sukë) dhe ajo e fshatit Psar (Ballaban) janë të bllokuara.
Në bashkinë Tepelenë, disa akse mbeten të paaksesueshme, përfshirë Salari–Nivicë, Dukaj–Sinanaj dhe Subash–Hormovë (rruga e vjetër). Në aksin Tepelenë–Gjirokastër, te Shkalla e Zezë, qarkullimi kryhet me një korsi.
Ndërsa në bashkitë Dropull dhe Përmet nuk raportohen bllokime të reja rrugore.
Njoftim i Prefektit të Qarkut Gjirokastër
RAPORTIM Ora: 07:00 datë 12.01.2026
Situata në qark po vjenë duke u normalizuar. Moti është i kthjellët, me teperatura në vlera që janë ulur ndjeshëm.
BASHKIA GJIROKASTËR
-Rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar, edhe ditën e sotme do të punohet nga kontraktori dhe UKGJ për hapjen e saj.
Nga bashkia Gjirokastër do të vijojë puna për largimin e inerteve në Lagjen Dunavat dhe Manalat, qyteti i Gjirokastrës, gjithashtu dhe në përroin e Sopotit, në fshatin Lazarat.
-Në fshatin Nokovë,
në njësinë adm. Lunxhëri .
BASHKIA LIBOHOVË
Në Njësinë Administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat vazhdojnë ende. Nga bashkia po shihet mundësia e ndërhyrjes, pasi formacionet janë të paqëndrueshme.
BASHKIA MEMALIAJ
-Njësia Administrative Memaliaj (fshat)
Një rrugë e brendshme vijon të mbetet e bllokuar, duke izoluar 5 banesa.
-Njësia Administrative Luftinjë
Në fshatin Tosk-Martalloz, në fund të lagjes Kërvaçkaj, ka rrëshqitje dherash që rrezikon një banesë. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e mjeteve është e pamundur.
-Njësia Administrative Krahës
Në fshatin Levan ka përsëritje të rrëshqitjeve të dherave.
BASHKIA DROPULL
Nuk raportohen problematika.
BASHKIA PËRMET
Edhe ditën e sotme sipas një plani nga bashkia do vazhdojë puna për pastrimin e dherave në pjesën e sipërme të lagjes Sede, në qytetin e Përmetit.
BASHKIA KËLCYRË
-Është bllokuar nga dherat rruga në fshatin Luar, Njësia Administrative Sukë.
-Rruga e fshatit Psar, njësia adm. Ballaban është e bllokuar nga rrëshqitja e dherave. Nga EC bashkia Kelcyre informohem se për shkak të ritjes së lumit të Dëshnicës fadroma nuk mund të shkoj, puna për largimin e dherave do të filloj menjëherë pasi të ulet niveli i ujit.
BASHKIA TEPELENË
Akset rrugore Tepelenë:
-Salari - -Nivicë.
-Dukaj- Sinanaj. Momentalisht janë të paaksesueshme për shkak te rrëshkitjeve të vazhdueshme dhe prurjeve të shumta dhe këto akse rrugore:
-Aksi Subash - Hormovë, rruga e vjetër.
Rruga e brendshme e varrezave Turan, Njësia Administrative Qendër .
-Në aksin Tepelenë – Gjirokastër, pranë zonës së Shkallës së Zezë, vijon puna për pastrimin; qarkullimi kryhet me një korsi.
Nga OSHEE informohem se me përjashtim të fiderit Maricaj dhe Miniera 1, në bashkinë Memaliaj gjithë qarku furnizohet me energji elektrike.
LUMI VJOSË
Memaliaj: niveli i ujit 3.5 metër.
(A2 Televizion)