
Milani bëri një hap fals në garën për titullin kampion duke barazuar 1-1 me Genoa në San Siro.
Kuqezinjtë rrezikuan dhe ta humbnin ndeshjen që nuk shkoi aspak sikur ata e kishin parashikuar.
Miqtë gjetën golin në minutën e 28 me ish-lojtarin e Milanit, Lorenzo Colombo. Vendasit kishin mundësinë e artë për të barazuar vetëm pak më vonë, por Fafana gaboi gjithçka, shkruan A2.
Kaq mjaftoi për në pjesën e pare, shkruan A2.
Në të dytën, ekipi i Allegrit, u mundua të reagojë dhe në minutën e 58 Pulisicit iu anulua një gol për prekje me dorë. Milani ishte shumë larg pritshmërive. Goli i barazimit erdhi në minutën e 92, pas një goditje me kokë nga Leao.
Megjithatë, asgjë nuk kishte mbaruar këtu. Kur u duk se milanistët e kishin siguruar 1 pikë, Bartesaghi ndal me faull kundërshtarin, ndërsa arbitri drejton gishtin nga penalltia. Në minutën e 99, Stanciu kishte mundësinë për t’i marrë maksimumin sfidës, por fati këtë herë nuk ishte në anën e miqve dhe topi shkoi shumë lart portës.
Një barazim që nuk i vlen aspak Milanit që zbrest kështu në -3 pikë nga kryesuesit e Interit.
Aktualisht, kuqezinjtë janë në kuotën e 39 pikëve, ndërsa zikaltërit udhëheqin me 42 pikë. (A2 Televizion)