Vlorë, punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit protestojnë para bashkisë

Nga Edi Ruçi
12 Janar 2026, 10:17 | Sociale

Vlorë, punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit

60 punonjës të Ndërmarrjes së Gjelbërimit kanë dalë sot në protestë përpara Bashkisë së Vlorës.

Shkak për protestën është bërë shkrirja e dy drejtorive, asaj të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në një të vetme. Sipas punonjësve të gjelbërimit, kontrata e re i detyron ata të kryejnë edhe punët e pastrimit, në të kundërt rrezikojnë largimin nga puna, shkruan A2.

Punonjësit shprehen se, sipas kushteve të reja, duhet të jenë në gatishmëri 24 orë, për situata të ndryshme, ndërkohë që theksojnë se nuk e kanë parë dhe as nuk u është prezantuar zyrtarisht kontrata e re.

Punonjësit deklarojnë se do të vijojnë protestën dhe nuk do të rikthehen në punë deri në arritjen e një marrëveshjeje. Ata shprehen se janë të kërcënuar me largim nga puna, nëse nuk pranojnë kushtet e reja të kontratës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos