Surpriza e madhe! Granit Xhaka eliminohet nga ekipi i kategorisë së tretë

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 23:18 | Futboll

Surpriza e madhe! Granit Xhaka eliminohet nga ekipi i kategorisë së

Kupa e Gjermanisë ka dhuruar një surprizë të madhe. Bayer Leverkusen është eliminuar në gjysmëfinale nga një ekip i kategorisë së tretë.

Arminia Bielefeld ka mposhtur favoritët e Leverkusenit për të shkuar në finalen e madhe të këtij kompeticioni, shkruan A2.

Skuadra e Xabi Alonsos gjeti avantazhin me anë të Tah që në minutat e para të sfidës, por golat e Vorl dhe Groser sollën përmbysjen që në pjesën e parë.

Leverkusen u mundua të sulmonte deri në fund për të barazuar rezultatin, por nuk ia doli dhe u eliminua nga turneu.

Arminia do të luajë në finale përballë fituesit të duelit mes Stutgart dhe Leipzig. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos