Synon ngjitjen në Ligën B, Kosova mëson kundërshtarët në play off

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 12:37 | Futboll

Synon ngjitjen në Ligën B, Kosova mëson kundërshtarët

Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar tashmë kundërshtarin e saj për sfidat e muajit mars.

Dardanët që dolën të dytët në grupin e tyre pas Rumanisë, do të përballen me kombëtaren e Islandës, duke tentuar ngjitjen në Ligën B.

Synon ngjitjen në Ligën B, Kosova mëson kundërshtarët

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.

Islanda përfundoi e treta në Grupin 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve, pas Uellsit dhe Turqisë. Në letër ishullorët janë kundërshtari më i lehtë, ndërsa mbajnë vendin e 70-të në renditjen e FIFA-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos