Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 11:49 | Futboll

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka sqaruar publikisht arsyet pse klubi kuqezi vendosi të mos vazhdojë me transferimin e sulmuesit Mateta, pak para ndeshjes së kampionatit ndaj Bolonjës.

Në një prononcim për DAZN, Tare bëri të ditur se operacioni ishte menduar më shumë si investim për të ardhmen dhe jo si zgjidhje e menjëhershme për skuadrën. Sipas tij, gjatë fazës së negociatave kishte hapësirë reale për ta çuar marrëveshjen deri në fund dhe Milani kishte tentuar ta konkretizonte transferimin.

“"Marrëveshja e Matetës kishte të bënte me të ardhmen, jo me të tashmen. Ndërsa negocionim, pamë se kishte një shans për ta çuar përpara dhe u përpoqëm ta bënim këtë”, theksoi Tare.

Megjithatë, vendimi përfundimtar ndryshoi pas kontrolleve mjekësore, ku u evidentua një problem fizik i lojtarit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit zgjodhën të ndalin procesin, duke lënë të hapur mundësinë që çështja të rishqyrtohet në të ardhmen, në varësi të zhvillimeve.

“Pastaj, gjatë vizitave mjekësore, zbuluam problemin fizik të lojtarit dhe vendosëm të mos vazhdonim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.", përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos