
Pas ditësh polemika, fytyra e kryeministres italiane Giorgia Meloni që shfaqet në një engjëll, është fshirë.
“E mbulova sepse Vatikani ma kërkoi”, tha artisti restaurus Bruno Valentinetti për “Repubblica”.
“Mbrëmë e fshiva. Unë ende them se ajo nuk ishte kryeministrja”, shprehet ai.
Imazhi i Melonit në një “fytyrë engjelli” u shfaq gjatë restaurimit të një afresku në Romë.
Valentinetti ka pretenduar se ai thjesht restauroi një afresk që e pikturoi fillimisht në vitin 2000, raporton A2CNN. (A2 Televizion)