Rey Manaj kthehet në Europë, firmos me ish-skuadrën e tij

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 17:45 | Futboll

Rey Manaj kthehet në Europë, firmos me ish-skuadrën e tij

Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Sivasspor.

Sulmuesi i Kombëtares është prezantuar sot dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2029 me ish-ekipin e tij, shkruan A2.

“Sivaspori që po vazhdon punën për përforcime në afatin kalimtar të mesit të sezonit, ka nënshkruar kontratë 3.5-vjeçare me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj. Rei Manaj, i cili mbërriti në Sivas, firmosi kontratën zyrtare që e lidh sërish me ngjyrat bardhekuq, në ceremoninë e nënshkrimit me pjesëmarrjen e presidentit të klubit tonë, Burak Ozçoban, dhe bordit drejtues. Rei Manaj, i lindur më 24 shkurt 1997 në qytetin e Lushnjës së Shqipërisë, e ka nisur futbollin në akademinë e klubit të njohur italian Inter. Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Piaçenza, Kremoneze, Sampdoria, Inter, Peskara, Pisa, Granada, Albasete, Barcelona B, Barcelona, Specia, Uatford, Sivaspor si dhe klubit Sharjah FC nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rei Manaj ka veshur gjithashtu fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë dhe ka marrë pjesë në disa ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar. Më parë, duke treguar një performancë të suksesshme me fanellën e Sivasporit, Rei Manaj ka regjistruar 34 gola dhe 7 asistime në 63 ndeshje zyrtare të zhvilluara me ekipin tonë bardhekuq”, lexohet në njoftimin e Sivasspor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos