“Tifozë nga Kroacia po mbështesin Shqipërinë”- Mediat e Beogradit jehonë ndeshjes së Kombëtares me Serbinë: Kush është favorit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 19:45 | Futboll

“Tifozë nga Kroacia po mbështesin Shqipërinë”-

Ditën e sotme në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’ po përballen kombëtaret e Shqipërisë dhe të Serbisë.

Mediat serbe i kanë kushtuar artikuj të ndryshëm kesaj ndeshjeje, ku vihet në dukje edhe mbështetja e disa tifozëve kroatë për kombëtaren shqiptare.

“Skuadra vendase do të mbështetet nga tifozët nga Kroacia, të cilët erdhën në Tiranë për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës”, shkruhet në një media serbe, raporton A2 CNN.

Në një kafene të mbushur me njerëz, një gazetare nga televizioni shqiptar u përpoq të merrte një deklaratë nga një fans, por për shkak të zhurmës së madhe, ajo nuk mundi ta bënte këtë.

Sa i përket ndeshjes, kombëtarja jonë është favorite në letër dhe ka një ekip më të mirë, por... Avantazhi i Shqipërisë është fusha vendase dhe fakti që janë jashtëzakonisht kompakt si ekip, dhe se cili do të jetë rezultati i ndeshjes mbetet për t’u pare”, vijon më tej media serbe.

Kujtojmë se ditën e sotme stadiumi Air Albania është veshur kuqezi, pasi me mijëra tifozë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur për të mbështetur Kombëtaren shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos