​Tifozët mblidhen në “Elbasan Arena” për të nderuar kujtimin e Fatjon Bunjakut

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 14:36 | Futboll

​Tifozët mblidhen në “Elbasan Arena” për të

Tifozët verdheblu dhe dashamirësit e futbollit janë ftuar të mblidhen sonte në orën 19:00 në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” për të nderuar kujtimin e ish-futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku.

Përmes një njoftimi publik, organizatorët kanë bërë thirrje që të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Bunjakun si sportist dhe si njeri t’i bashkohen këtij grumbullimi përkujtimor.

“Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit ‘Elbasan Arena’ mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion. Le ta nderojmë së bashku kujtimin e Fatjonit”, thuhet në thirrjen drejtuar tifozëve.

Vdekja e Bunjakut ka tronditur komunitetin sportiv në Kosovë, ndërsa reagime dhe mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga klube, futbollistë dhe tifozë të shumtë që kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos