Operacioni “Skema” në Tiranë, i morën 40 mijë euro 55-vjeçarit, arrestohen 4 persona

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 15:09 | Kronikë

Operacioni “Skema” në Tiranë, i morën 40 mijë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, duke zbardhur një rast mashtrimi me vlerë 40 mijë euro, si dhe një aktivitet të paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Sipas Policisë, pesë shtetas, duke u prezantuar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion si persona të njohur të viktimës, i kanë marrë një 55-vjeçari shumën prej 40 mijë eurosh në zonën e rrethrrotullimit të Rinasit, më pas janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.

Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar shtetasit:

K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë
I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë
A. L., 39 vjeç, banues në Kavajë
E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë (për moskallëzim krimi)
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit:

E. B., 34 vjeç
L. M., 35 vjeç
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L., ku u gjet edhe E. Rr., policia zbuloi një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, të pajisur me llamba dhe ventilatorë elektrikë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan:

dhjetëra bimë Cannabis
sasi Kokaine dhe Cannabisi
pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura
4 telefona celularë
1 automjet “Audi Q5”, i përdorur nga autorët (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos