“Tirana po luan me zjarrin, Partizani ka nevojë për përforcime në çdo repart”

Nga A2 CNN
5 Janar 2026, 11:45 | Futboll

Eneo Bitri ishte pjesë e emisionit “Mega Sport” nga Altin Sulçe në “A2 CNN” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Mbrojtësi shqiptar ka dhënë komentet e tij mbi klubet e Superiores, ku favorit për fitimin e titullit sheh Egnatian, Vllazninë dhe Dinamon. Sa i përket ish-ekipit të tij, Partizanit, ai është shprehur se është e nevojshme të kryejë përforcime në secilin repart të lojës. I pyetur për Tiranën, Bitri është përgjigjur se bardheblutë po luajnë me zjarrin duke larguar 80% të lojtarëve.

“Ka pasur dy ndeshje që pretendoheshin të ishin ndeshje direkte me ekipet e final four-it. Para atyre dy ndeshjeve ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Përballë Egnatias dhe Dinamos treguan që kanë nevojë për përforcime për të arritur objektivat e klubit. Për mendimin tim ka nevojë për të treja repartet.

Tirana? Me sa kam parë nëpër media, ka larguar 80% të ekipit. Besoj se do të riformojë grupin. Por të largosh 80% të ekipit do të thotë shumë. Është si të luash me zjarrin. Ata po e provojnë, por shpresoj që të dalë mirë. Për titullin kampion jam mes Egnatias, Vllaznisë dhe Dinamos. Diferencat janë të vogla mes ekipeve”, është shprehur Eneo Bitri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos