Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos shiritin e sigurisë

Nga Edi Ruçi
11 Janar 2026, 15:26 | Aktualitet

Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos

Policia e Vlorës ka vendosur shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj.

Vendimi vjen pas ndërhyrjes së banorëve, të cilët gjatë ditës së sotme tentuan të hapnin vetë rrugën në Bashaj dhe Matogjin.

Sipas Policisë, ky veprim është tejet i rrezikshëm për shkak të rënies së sipërfaqes malore dhe rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitjet e dheut. Për këtë arsye, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bllokuar zonën dhe kanë këshilluar banorët të mos kryejnë asnjë veprim tjetër që mund të vërë në rrezik jetën e tyre apo të personave të tjerë, shkruan A2 CNN.

Policia apelon për respektimin e masave të sigurisë deri në stabilizimin e situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos