Tjetër lajm i keq për Thibaut Courtois, gardiani belg edhe dy muaj jashtë fushe

Nga Dea Kozma
20 Mars 2024, 12:50 | Futboll

Tjetër lajm i keq për Thibaut Courtois, gardiani belg edhe dy muaj

Rikthimi i Thibaut Courtois në fushë duket se duhet të pres dhe pak. Portieri i Real Madrid ka pësuar një tjetër dëmtim në seancën stërvitore të se martës.

Nga komunikata zyrtare nga klubi madrilen, belgu ka çare meniskun në gjurin e djathtë dhe ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës së blertë.

Futbollisti ishte afër rikuperimit nga një dëmtim që ai pësoi verën e vitit të kaluar me  këputjen e ligamentit të gjurit të majtë. Fati nuk është me gardianin belg që tani duhet të pres minimumi dhe dy muaj të tjerë duke përjashtuar edhe rikthimin e Courtois në këtë sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos