Shaqirin tentojnë ta rikthejnë te Zvicra, por lojtari është i vendosur

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 19:16 | Futboll

Shaqirin tentojnë ta rikthejnë te Zvicra, por lojtari është

Xherdan Shaqiri, një lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat Yakin la të hapur derën për një kthim të mundshëm, Shaqiri e bëri të qartë në konferencën për shtyp të Baselit: “Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur.”

Yakin kishte tentuar ta kontaktonte para shpalljes së listës për miqësoret e qershorit ndaj Meksikës dhe SHBA-ve, por nuk pati sukses, duke i lënë një mesazh zanor. “Dera është e hapur, por gjithçka varet nga ai,” tha Yakin, duke shtuar se pret përgjigje përpara ndeshjes ndaj Kosovës në shtator.

Ndërkohë, Shaqiri po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Baselin: 18 gola dhe 20 asistime, udhëheqje drejt titullit kampion dhe një finale të Kupës së Zvicrës më 1 qershor. Në moshën 33-vjeçare, ai po shfaqet si lider absolut në fushë, larg angazhimeve me përfaqësuesen.

Me 32 gola në 125 ndeshje, Shaqiri është një ikonë për Zvicrën – por për tani, fokusi mbetet vetëm te Baseli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos