Ukraina na mundi në 10 minuta, Hoxha: Provuam gjithçka në pjesën e dytë, por ishte e vështirë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 23:00 | Futboll

Ukraina na mundi në 10 minuta, Hoxha: Provuam gjithçka në

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët që i dha zjarr krahut të majtë të sulmit në pjesën e dytë ndaj Ukrainës, por pas ndeshjes ai u shpreh se lojtarët dhanë gjithçka të paktën në 45 minutat e dytë.

“Pjesën e parë nuk u qasëm si duhet, por në pjesën e dytë dhamë gjithçka për ta kthyer rezultatin, por nuk ia arritëm.

Ata kanë kualitet shumë të madh dhe është shumë e vështirë me kthy dy gola. Trajneri na motivoi shumë dhe dhamë gjithçka nga vetja”, tha Arbër Hoxha.

Ukraina fitoi 2-1 në Air Albania me dy gola që na i realizuan që në 10 minutat e para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos