Transferimi në Turqi, Bonucci te Fenerbahce, firmos për 6 muaj 

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 11:39 | Futboll

Transferimi në Turqi, Bonucci te Fenerbahce, firmos për 6 muaj 

Leonardo Bonucci zgjodhi të ardhmen e tij. Mbrojtësi 36-vjeçar që i dha lamtumirën Unionit të Berlinit pas vetëm gjashtë muajve, tashmë do ta mbyllë sezonin në Turqi.

Ish-lojtari i Juventusit zbarkoi në Stamboll, ku mbylli menjëherë marrëveshjen me Fenerbahçen. Aty do të luajë deri në muajin qershor, me synimin që të aktivizohet sa më tepër në fushë dhe të fitojë një thirrje nga përfaqësuesja italiane në Euro 2024.

Një nga personat që e bindën t’i bashkohej Fenerbahçes është ish-sulmuesi i Romës dhe Interit, Edin Dzeko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos