Në ndeshjen ndaj Napolit, trajnerit të Interit, Simone Inzaghi iu desh që të bënte dy zëvendësime të detyruara. Dimarco dhe Hakan Calhanoglu patën probleme fizike dhe nuk e përfunduan ndeshjen përcaktuese për titullin.
Italiani pësoi një dëmtim muskulor dhe gjasat janë që të mungojë jo vetëm ndaj Feyenoord në Champions, por për një kohë më të gjatë, shkruan A2.
Ndërsa turku mori një goditje dhe frika për përsëritjen e një dëmtimi është e madhe.
Gjithsesi, për ndeshjen e Champions të mërkurën Simone Inzaghi ka më shumë problem krahët.
I vetmi futbollist roli që është në dispozicion është Denzel Dumfries. Zikaltërit nuk kanë të gatshëm as Carlos Augusto dhe as Zalewski. Edhe Darmian, që luan në të dyja krahët është i dëmtuar.
(A2 Televizion)