
Kosova barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Gjatë këtij takimi, Granit Xhaka u vërshëllye në çdo prekje të topit. Shkak u bë një deklaratë për dy lojtarë të rinj shqiptarë, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të cilët Xhaka i vlerësoi si jo të gatshëm për të marrë minutazh të rëndësishëm në përfaqësuesen helvete, duke marrë si shembull Ardon Jasharin.
Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka tha se ishte i befasuar nga kjo situatë dhe se nuk e kishte pritur aspak.
“Jam i befasuar që jam vërshëllyer. Dhemb, por më duhet ta pranoj. Mundohem të përqendrohem vetëm në futboll. Për fat të keq, edhe kjo është pjesë e lojës”, tha Xhaka.
(A2 Televizion)
