Sarandë–Delvinë / Lumi i Kalasës del nga shtrati, qarkullimi vështirësohet në Shijan

Nga Edi Ruçi
19 Nëntor 2025, 09:45 | Aktualitet

Sarandë–Delvinë / Lumi i Kalasës del nga shtrati,

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë bërë që lumi i Kalasës të dalë nga shtrati në zonën e Shijanit, duke krijuar probleme serioze në qarkullimin automobilistik përgjatë aksit Sarandë–Delvinë, si edhe në drejtim të Kardhiqit.

Prurjet e mëdha të ujit kanë përmbytur një segment të rrugës, duke ngadalësuar ndjeshëm trafikun dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve, shkruan A2.

Shërbimet e emergjencave dhe autoritetet lokale ndodhen në terren, duke monitoruar situatën dhe duke marrë masa për të garantuar kalueshmërinë e aksit.

Burime nga zona raportojnë se situata mbetet dinamike, pasi reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe prurjet e lumit rriten nga momenti në moment. Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos