Vëmendja te sfida në Sevilja, Spanja dhe Kroacia gati për të dhuruar spektakël

Nga Dea Kozma
29 Shtator 2026, 11:44 | Futboll

Vëmendjen e gjithë botës sot e merr supersfida në Sevilja. Një përballje mes dy prej skuadrave më të forta të Europës. Spanja pret Kroacinë në ndeshjen e dytë të Grupit A3 të Nations League. Të dyja skuadrat vijnë me nga tri pikë, por me fitore të marra në mënyra të ndryshme.

Spanja triumfoi 3-2 ndaj Anglisë në Wembley, falë golit vendimtar të Mikel Oyarzabalit, ndërsa Kroacia mposhti 2-1 Çekinë në Pragë, me Luka Modriçin që ishte protagonist dhe shënoi një nga golat.

Në Sevijë përplasen edhe dy breza të futbollit europian.

Në njërën anë Lamine Yamal, 19-vjeçari që përfaqëson të ardhmen e Spanjës, ndërsa në krahun tjetër Luka Modriç, 41 vjeç, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së Kroacisë

Spanja e Luis de la Fuente kërkon të ruajë ritmin pas suksesit ndaj Anglisë, ndërsa Kroacia e Slaven Bilic synon të surprizojë edhe në transfertë.

Në formacionet e mundshme spanjollët pritet të kenë Unai Simon në portë, Cubarsí e Laporte në qendër, Rodri dhe Fabian Ruiz në mesfushë, ndërsa ofensiva mund të udhëhiqet nga Yamal, Dani Olmo dhe Nico Williams.

Kroacia mbështetet te përvoja e Modric dhe Kovaçiç, me Gvardiolin në mbrojtje dhe Perishicin në krah.  Një duel me shumë peshë për kreun e grupit, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës së ardhshme të kompeticionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos