7 herë kampion i Shqipërisë dhe ambicioz për të fituar çdo gjë në fushë dhe jashtë saj.
Historia e Renato Arapit në futboll është sa frymëzuese aq dhe me plot emocione.
Në një rrëfim të tij në emisionin '”Na ishte një herë sporti”, ai tregoi se është përballur me sfida që në moshën 6-vjeçare, kur pësoi një frakturë, megjithatë kurrë nuk mendoi për të hequr dorë nga futbolli, shkruan A2.
Periudha e tij me e suksesshme është kur luante me Skënderbeun. 6 herë resht kampion i Shqipërisë nuk ia zbehu kurrë dëshirën për të fituar, përkundrazi çdo vit kërkonte trofe.
Kur Skënderbeu u dënua nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane, Arapi tregon prapaskenat e asaj kohe që, sipas tij, shumë gjëra ishin të stistura.
Karriera e tij u plotësua kur arriti me Teutën, skuadrën e qytetit të tij, të dilte kampion i Shqipërisë.
Kur vendosi të linte futbollin aktiv, ish-kapiteni nuk e la fushën plotësisht.
Fillimisht si trajner i Teutës dhe aktualisht si drejtor i klubit, Renato Arapi sot ka vetëm një objektiv, të dali kampion me djemtë e detit por këtë herë në rolin e stafit drejtues. (A2 Televizion)