VIDEO/ Ronaldinho rikthehet spektakolar, El Clasico me legjenda mbyllet në barazim

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 10:47 | Futboll

Edhe pse në moshën 44-vjeçare, Ronaldinho nuk ka humbur cilësitë e tij teknike në futboll. Braziliani ka dhuruar spektakël në ndeshjen e veteranëve Barcelona-Real Madrid, e cila u zhvillua në Katar dhe u mbyll në barazim 2-2.

Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Juan Pablo Sorin që në minutën e 8, ndërsa në minutën e 17 Ronaldinho realizoi një goditje dënimi perfekte, duke e çuar rezultatin në 0-2, shkruan A2.

Braziliani vijoi të jetë lojtari që tërhoqi më shumë vëmendjen edhe në pjesën e dytë, por golat në këtë fazë u realizuan nga Reali, me Luis Figon dhe Edëin Congo. Te penalltitë, Barcelona fitoi 4-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos