Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollisti më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi 26 vjeçar ka firmosur me kuqeblutë një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër vit.
Futbollisti vjen në Shkodër pas një pas eksperience me ekipe me emër si Dinamo Zagreb, Legia Varshavës, Lokomotiva Zagreb dhe Fehervar gjithashtu është aktivizuar në 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës duke shënuar edhe një gol, shkruan A2 CNN.
Lirim Kastrati u transferua te Vllaznia si lojtar i lirë, pasi mbylli kontratën me hungarezët e Videoton. (A2 Televizion)