Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka përfunduar sezoni, Vllaznia ka nisur të mendoj që tani për edicionin e ri. Shkodranët kanë prezantuar përforcimin më të ri të skuadrës.
Amir Kharimanovic është lojtari më i ri kuqeblu. Futbollisti është prezantuar nga vetë faqja e klubit që më anë të një postimi tregoi se dy palët kanë arritur marrëveshjen.
Kharimanovic ishte pjesë e Erzenit për dy sezone dhe ka qenë një dëshirë e vjetër e klubit shkodran por firma erdhi vetëm tani kur lojtari u takua dhe vetë me presidentin Xhaferi dhe çdo gjë u zyrtarizua.
Drejtori Sportiv Tefik Osmani po punon dhe për rinovimin e disa lojtarëve si Mala, Hakaj, Boshnjaku e Balaj por deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare. (A2 Televizion)