Zlatan Ibrahimoviç thumbon keq Leo Messi-n

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 11:06 | Futboll

Zlatan Ibrahimoviç thumbon keq Leo Messi-n

Zlatan Ibrahimoviç nuk mund të qëndronte pa folur pas ceremonisë së “Topit të Artë”, që për herë të tetë në histori i shkoi Lionel Mesit. Si gjithnjë, edhe këtë herë, suedezi ka qenë kritik për këtë trofe. Ai ka kritikuar në radhë të parë gazetarët që votojnë.

“Duhet të kuptojmë se votimi për Topin e Artë ka degraduar. Nuk mendoj se të gjithë gazetarët që votojnë për këtë çmim janë në gjendje të bëjnë këtë punë”, ka theksuar Ibra.

Më pas, ai nuk ka harruar të thumbojë dhe Mesin.

“Gjithnjë e më shumë po shohim se vendosja e çmimit nuk është më çështje merite. Tani Topin e Artë e fiton ai që ka reklamën më të mirë gjatë një viti. Për këtë, më vjen keq për Erling Halandin”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos